Ema Andrea: “Veprat e ‘dashnorëve’ te politikës janë lancim i unit dhe për xhepin e unit e nga te cilat as vetë qeveriu, e jo më shoqëria nuk përfitojne asgjë”

Nga Ema Andrea

Pasi ke kaluar një jetë të jetuar mbi parime dhe etike profesionale, ke duruar macho-t arrogantë, e macet që ngrohen në diellin e moralit publik, pasi ke pranuar të hysh në konkurime projektesh njëjtë me fillestarët me besimin që gjërat do ndyshojnë, pasi ke dhënë kontribut të pashpërlblyer për shoqërinë, ke rrezikuar me risitë, ke duruar shpifjet dhe luftën banale të mediokërve, pasi ke zgjedhur të mos largohesh nga ky vend (nuk po përmend fjalën sakrificë, por zgjedhje) pasi vepra jote nderohet përtej kufinjve, mbërrijnë ato momente kur:
Kupton se sa më sipër jetova, nuk ka asnjë vlerë.
Sheh si:
Qeveriu përjashton nga konkurimi “kushurinjtë” e vetë të lashtë dhe i financon pa asnjë justifikim.
Kur pushteti din më mirë se profesionistët se kush duhet të krijojë dhe çfarë në sallat e mpakura.
Kur veprat e “dashnorëve” te politikës janë lancim i unit dhe për xhepin e unit e nga te cilat as vetë qeveriu, e jo më shoqëria nuk përfitojne asgjë.
Kur arroganca e pushtetit luan me kartën e gjynahqarit dhe viktimës së varfër që të mbajë nivelin e heshtjes
Kur, papritur familjarët e pushtetit dhe vetëm ata, janë shumë të talentuar dhe e kanë të mirëqenë hapësirën krijuese e financiare.
Kur artistët kanë harruar çdo të thotë integritet e etike profesionale.
Kur çmimin e shitjes e kanë aq të ulët sa s’blejnë dot bileta autobuzi për në Finiq e Vermosh (hapësira e mundshme e famës).
Kur hapësira publike u dhurohet si lodër Krishtlindjesh djemve e vajzave që sillen mirë me pushtetin, kështu ata kanë të drejtë absolute të bëjnë ç’të duan e të luajnë me kë të duan.
Kur qeveriu mban në dorë kacidhet për të të mbyllur gojën.
Kur loja e hienave meskine luhet në thashetheme me erë çorapesh të përshtatshme për çdo këmbë ndër bare VIP.
Kuptoj se ende sundon ligji i të fortit dhe jo i meritës e në ndryshim nga koha e diktaturës, tani mund të shkruaj në fb, te paktën gjysmën e asaj që dij!

Loading...