4 perimet më të mira të Dimrit kundër tensionit të lartë

Të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit tregojnë se shqiptarët po rrezikohen gjithnjë e më shumë nga sëmundjet që kanë lidhje me hipertensionin apo tensionin e lartë.

Shqipëria renditet në zonën e rrezikut mes vendeve me prevalencën më të lartë të këtyre sëmundjeve.
Në vendin tonë, përafërsisht 32 përqind e popullsisë mbi 18 vjeç është e prekur nga tensioni i lartë i gjakut.

Në vitin 2017 hipertensioni arterial ishte faktori i dytë i rrezikut, shkaktar për shumicën e sëmundjeve në Shqipëri,

Ndërkohë, të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik ,të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se vdekshmëria prej sëmundjeve ishemike të zemrës që shkaktohen nga hipertensioni është rritury dy herë gjatë 20 viteve të fundit.

Nëse çështja e tensionit të lartë nuk merr trajtimin e nevojshëm mjekësor, mund të shkaktojë ngushtim të enëve të gjakut, ishemi dhe qarkullim të penguar të gjakut.

Ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen e nivelit të shëndetshëm të tensionit të gjakut.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për perimet më të mira të dimrit që ju ndihmojnë të ekuilibroni tensionin në mënyrë natyrale.

Karrotat
Karrotat janë të mbushura me kalium. Ky mineral ul tensionin në enët e gjakut dhe zbut ndikimin negative të sodiumit.

Karrotat gjithashtu ulin rrezikun e aterosklerozës dhe ishemisë.

Panxhari
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, antioksidantët e panxharit ulin tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Vitaminat B ndihmojnë funksionin e nervave.

Përmbajtja e lartë e nitratit tek panxhari çliron oksid nitrik, një gaz që përmirëson qarkullimin e gjakut, i zgjeron enët e gjakut dhe ul tensionin.

Spinaqi
Kjo barishte është e pasur me kalium dhe luteinë.

Kjo e fundit parandalon trashjen e mureve të brendshme të enëve të gjakut dhe ul rrezikun e atakut në zemër.

Spinaqi është i pasur edhe me magnez dhe folat të cilat ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë të gjakut.

Rrepka
Rrepka është e pasur me kalium.

Ky mineral ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Rrepkën mund ta përdorni në sallata ose në supa./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Loading...