Trageti i ri Vlorë-Brindizi,ul çmimin e biletës me 20 %

Linja e re e tragetit Vlorë-Brindizi ka dhënë efektin e parë. Çmimi i biletave për udhëtarët drejt Italisë ka rënë me 20 %.

I pranishëm në mbërritjen e tragetit të ri që do të nisë udhëtimet që këtë të shtunë, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri e cilësoi këtë një lajm të mirë për qytetarët.

Damian Gjiknuri: “Menjëherë e ka dhënë efektin mesa jam informuar nga agjencitë përkatëse me në një ulje drastike të çmimeve.

Kjo është një e mirë për qytetarët shqiptarë, qytetarët e Vlorës që zgjedhin portin e këtij qyteti për të udhëtuar drejt Italisë.”

Linja e tragetit Vlorë-Brindizi ndër vite është denoncuar nga udhëtarët si më problematiket në Shqipëri. Por autoritetet presin që konkurrenca tashmë e lire të ndikojë në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve

Damian Gjiknuri: “Ka qenë shqetësim i madh për qytetarët vlonjate. Natyrshëm ka pasur një konkurrencë të fortë, shumë pengesa dhe fatkeqësisht Vlora ka pasur një transport të mjerueshëm detar.”

Por veç biletës më të lirë, trageti i ri me një kapacitet prej 1000 pasagjerësh dhe 150 dhomash pritet të shkurtojë në 4 orë udhëtimin nga Vlora në Brindizi.

Loading...