Përqafimi i vëllait binjak i shpëton jetën foshnjës së porsalindur

Mrekullitë egzistojnë dhe ky duket se është rasti i një foshnje në Angli.

Bëhet fjalë për një bebe të lindur para kohe nga një barrë binjake, të cilët mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar.

Dylan peshonte 900 gr ndërsa i vellai Deiniol ishte edhe më i vogël me vetëm 700 gr.

Djemtë, nga Wrexham, Angli kishin lindur 15 javë më herët dhe ndërsa gjendja e Deiniol u përkeqësua, Dylan ishte në gjendje të qëndrueshme.

Dy fëmijët u futën bashkë në inkubator. Dhe disa orë më pas gjëndja e Deniol u përmirësua dhe mjekët i ulën dhe sasinë e oksigjenit në 50%.

Nëna Hannah Zimunya e cila ka dhe tre fëmijë të tjerë, beson se ishte djali i saj Dylan që i shpëtoi jetën të vëllait Deiniol, thjesht duke i dhënë atij një përkëdhelje pasi binjakët u ribashkuan në inkubator.

“Deiniol shpëtoi jetën e tij me një përkëdhelje. Të nesërmen gjendja e tij u përkeqësua sërish dhe infermieret sugjeruan që ta sillnin sërish brenda inkubatorit të Deiniolit vëllain e tij. Brenda dy ditësh Deiniol arriti të përmirësohej dukshëm dhe mjekët ia hoqën plotësisht oksigjenin. Ishte vërtetë një mrekulli”, është shprehur nëna për BBC.

Loading...