Një 17-vjeçare nga Fushë-Kosova është rrëmbyer dje së bashku me të bijën e saj.
Familjarët e saj dyshojnë se e reja u rrëmbye nga familja e ish-burrit të saj, të cilët jetojnë në Shqipëri.
Të njëjtit për T7 thonë se ishin ndarë kohë më parë derisa rasti po hetohet nga policia e Kosovës.
Një e re 17-vjeçare dyshohet se u rrëmbye bashkë me të bijën nga familja e ish-burrit që jeton në Shqipëri. Në këtë rrugë, të premten pasdite dyshohet se 17-vjeçarja Z.SH bashkë me vajzën e saj u rrëmbye nga disa persona.
Rastin e lajmëroi në polici të njëjtën ditë, babai i vajzës, Arbi Shabani, i cili jetonte me bijën dhe mbesën e tij në rrugën Nënë Tereza në Fushë Kosovë.
Familjarët, të cilët nuk u deklaruan para kamerës së televizionit, thanë se dyshojnë në familjen e ish burrit të 17-vjeçares. E njëjta ishte martuar me një person nga fshati Sukth në Shqipëri, afër qytetit të Durrësit.
Më të njëjtin, kohë më parë kishte ndarë rrugët. Shkak i ndarjes sipas të afërmeve të saj ishin mospajtimet me familjen e ish-burrit. E të shtunën, vazhdoi puna e Policisë në Stacionin e Fushë Kosovës në lidhje me këtë rast.
Prapa kamerave, hetues në këtë stacion pranuan për Televizionin se po kryejnë hetimet e nevojshme. Rasti i vajzës, që dyshohet të jetë rrëmbim është konfirmuar edhe në raportin 24 orësh të policisë.
Ndryshe, familjarët i thanë televizionit se besojnë që 17-vjeçarja me vajzën tashmë kanë kaluar kufirin me Shqipërinë, dhe nuk janë më në territorin e Kosovës./ekspress