Burri i martuar v.ret me th.ikë të dashurën shtatzënë

Ana Maria Lacramioara Di Piazza, 30 vjeçe me origjinë rumune, u qëllua për vdekje me thikë nga i dashuri i saj 51 vjeçar italian.

51 vjeçari Antonino Borgia, një sipërmarrës nga Partinico me të cilin viktima kishte pasur një marrëdhënie për më shumë se një vit, rrëfeu gjithçka pas krimit të kryer.

Sipas tij, Ana Maria i kishte treguar që ishte shtatzënë dhe e kishte kërcënuar t`i thoshte gruas së tij, ndërsa i ka kërkuar dhe rreth 3 mijë euro.

Pasi burri e vrau, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, kishte shkuar në një bar, e më pas edhe tek berberi.

Borgia kishte premtuar t`ia jepte paratë që i duheshin, por pasi kishin mbërritur në një kantier ndërtimi, ku kishin kryer dhe marrëdhënie, ishin grindur keq.

51-vjecari ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur në bark. Skena e krimit është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku dëgjohet gruaja që ulërinte e i thotë: “ Cfarë po bën, ne presim një fëmijë, unë të dua”!

Antonino Borgia nuk është ndalur pas përgjërimeve të vajzës, por e ka goditur edhe me shkop në kokë e më pas i preu fytin dhe trupin e fshehu në fshat.

Dy dëshmitarë okularë kanë raportuar ngjarjen në polici.

Loading...