Një 40 vjeçar i cili kishte qëlluar me thikë djalin e xhaxhait të tij ka befasur gjykatën kur është shprehur se e qëlloi kushëririn e tij pasi ky i fundit e kishte pritur në hyrje të pallatit dhe e kishte përdhunuar.
‘E gjuajta se më ka q….” ka treguar Sh. D.
Kushëriri në të njëjtën moshë me agresorin ka marrë fraktura në kokë dhe gjoks. Por ai e ka kundërshtuar këtë qëndrim duke i treguar gjykatës se kushëriri i tij kishte probleme me depresionin dhe varësinë nga alkooli.
Por në procesverbalin e marrjes në pyetje që gazeta “Si” disponon i akuzuari Sh.D . pohon: Kam qenë i pirë, dhe kam fjetur një natë në shtëpinë e kushëririt. Ai nuk ishte i pirë. Ai më ka përdhunuar dhe kur shkova në spital edhe ata ma konfirmuan. Ditën kur e qëllova kushëririn me thikë e pyeta pse ma bëre këtë punë, ai më tha “ hajde ma bëj edhe ti dhe bëhemi njësoj”. Ndaj e qëllova.
Gjykata evidenton më tej se si Sh. D pretendon se ishte abuzuar, një veprim që sipas tij e kishte zbuluar të nesërmen kur kishte fjetur si mik tek kushëriri, pasi kishin pire birra dhe ishte dehur.
‘Kisha probleme kur shkova për problemet vetjake në banjë dhe aty dyshova fillimisht “ shpjegon i akuzuari.
Madje i akuzuari këmbëngul se kushëriri i tij e kishin provokuar pas abuzimit duke e pyetur “ pse nuk me flet apo ngaqë të kam q…” .
Iu përgjigja, justifikohet i akuzuari “çfarë të flas me ty që je i pabesë?”.
Më tej i akuzuari sjell në kujtesë përgjigjen që kushëriri i plagosur i tha “po deshe hajde dhe bëje barazim” dhe në këtë moment kujton Sh.D i’u kundërpërgjigja “pse pederast më merr ti mua?” dhe pastaj ka treguar me tej se si nxori biçakun dhe e goditi të afërmin.
Por për shkak se prokuroria nuk kishte administruar një akt ekspertimi mjeko ligjor për të vërtetuar abuzimin e pretenduar nga 40 vjeçari, gjykata urdhëroi së pari ekspertimin e tij psikologjik. Gjykata përmend se “u çmua e nevojshme ekspertimi psikiatrik për të kuptuar nëse personi nën hetim vuan apo jo nga sëmundje të karakterit mendor, apo janë çrregullime emocionale apo pasoja të një akti seksual që ai mendon që i ka ndodhur pa dijeninë e tij”
Në pjesën që i referohet akti psikiatrik me numër 255 i mjekësisë ligjore përmenden këto përfundime:
“Sh. D. nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, dhe konsiderohet nga pikëpamja psikiatriko ligjore I përgjegjshëm para ligjit. Më tej në akt ekspertim theksohet që “SH.D paraqet prag mjaft të ulët frustrimi për shkak të konfliktit mes asaj që prezanton dhe asaj që percepton se kërkon shoqëria prej tij.
Gjatë kohës kur Sh.D pretendon se i ka ndodhur diçka ka një periudhë të konfirmuar të konsumit të shumtë të alkoolit që ka pasjellë black out të kujtesës. Kjo periudhë me traumën fiziologjike i ka krijuar një gjendje të ndjerë gjatë të cilës perceptimi i tij ka qenë përzgjedhës dhe emocional për veprime impulsive”. Gazeta Si