Kryeopozitari Basha tha se në fokus të takimeve me zyrtarë të CDU dhe jo vetëm ka qenë integrimi i vendit në BE dhe çelja e negociatave.
“Dje kam pasur rastin të bisedoj nga afër me zyrtarë të CDU-së. Sot pres të takohem me ministren e Mbrojtjes, ku në fokus të bisedave ka qenë çështja e integrimit të Shqipërisë dhe hapja e negociatave.
Plani me 9 pika dhe udhërrëfyes për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza”, pohoi lideri i demokratëve.
Në një lidhje live në rrjetet sociale Basha tha se ai do të kthehet nga Lajpcigu me zemrën dhe duart plotë, sa i takon nxjerrjes së vendit nga kriza.
“Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”, pohoi Basha.
Mes të tjerash ai ndau dhe një lajm të mirë me ndjekësit në ‘Facebook’ ndërsa shtoi se:
“Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD. Është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristiano-demokratëve gjermane. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë”.