“Gjërat i zgjidhim patjetër përmes dialogut dhe përmes zbatimit të ligjit, të cilin për shkaqe të caktuara e lexojnë në mënyra të ndryshme. Kjo është e papranueshme. Ne duhet ti përmbahemi vetëm ligjit dhe në mënyrë urgjente të kemi institucionet e munguara prej më se dy vjetësh”, tha Arta Dade.
Nga ana tjetër “krisjen” e marrëdhënieve të Edi Ramës me liderët e Kosovës, Dade e shikon si shovv të kryeministrit shqiptar. Për të minishengeni ballaknik pa Kosovën është një strategji e gabuar nga ana e kreut të qeverisë.
Sipas saj, “duhet të shmangemi nga veprimatritë për të bërë shovv dhe për konsumim publik. Duhet të bashkëpunojmë me Kosovën dhe pastaj me Serbinë. Të mos ketë ngut për ta organizuar një konferencë të tillë në Tiranë”.
Dade i kërkon Edi Ramës që të marrë parasysh kritikat e Kosovës dhe Shqipërisë, që me këtë nismë Serbia po kërkon të fuqizohet sërish në Ballkan.
“Ka njerëz që besojnë se kjo është një tentativë nga ana e Serbisë, për të marrë lidershipin, por gjithashtu edhe për të krijuar një lloj Jugosllavije të vjetër. Asgjë nuk i vjen e keqe qeverisë shqiptare, që të ulet dhe të sqarojë edhe këto sensibilitete që janë dukshëm në opinionin publik shqiptar dhe kosovar”, tha Arta Dade për ora neës.
Për ish-ministren e Jashtme politika shqiptare nuk duhet të gjejë fajtorë të jashtëm për moshapjen e negociatave, por duhet të punojë mbi çështjen e azilkërkuesve që është kthyer në një shqetësim në rritje.