Cfarë pritet të ndodhë me 8 dhjetor?Meta paralajmëron…

Presidenti Ilir Meta, duket se ka dalë nga kostumi i Presidentit të Republikës. Ai ka paralajmëruar lëvizje të forta.

Tedi Blushi, Zëdhënës i Presidentit Ilir Meta, ka njoftuar se Kreu i Shtetit do të organizojë një tubim mbarëpopullor në 8 dhjetor, Ditën e Rinisë. Tubimi do të organizohet në Qytet Studenti dhe sipas tij synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!

“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!

SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱”, shkruan Blushi.

Loading...