Zëdhënësi i Metës kër.cënon: “Nëse ndryshon Kushtetuta, Presidenti dhe populli hyjnë në Parlament”

I ashper dhe kercenues eshte mesazhi qe vjen nga Presidenca ne lidhje me nismen e PS per ndryshime ne Kushtetute me qellim heqjen e pengeses se dekretit te presidentit per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese.

Zedhenesi Tedi Blushi ka deklaruar se nese kushtetuta ndryshon, Meta dhe Populli do hyjne ne Parlament.

Mesazhi i Tedi Blushit:

Të dashur kolegë gazetarë!
Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!

Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!

Loading...