Policia beri me dije se 21-vjeçari Aleksandër Shatro, ka qenë duke montuar armën, kur saçmja i ka plasur ndër duar e fytyrë, duke e plagosur rëndë.
I lenduari është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë në fytyrë e trup, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas mjekeve i plagosuri kishte pësuar djegie të shumta dhe dëmtime të rënda në fytyrë e kraharor dhe pas dhënies së ndihmës së parë mjekësore, është transportuar drejt Tiranës.
Sipas policisë, 21-vjeçari e kishte ndërtuar në mënyrë artizanale vetë armën, tip pushkë me saçme dhe gjatë montimit të kësaj pushke pa leje, ajo i ka shpërthyer në dorë.
Loading...