Basha: “Unë kam filluar që të bisedoj me qytetarët, kudo nëpër qytete”

Kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se opozita e bashkuar është totalisht në mbështetje të vendimit të presidentit Meta për referendum.

Ai deklaroi se ideja e referendumit është shumë e mirë, sepse i jep përparësi demokracisë së drejtpërdrejtë.
“Mbështesim idenë e referendumit. Një nga pikat kryesore të opozitës së bashkuar është edhe çështja e referendumit.
Ne mbështesim referendumin, sepse është mbështetje për demokracinë direkt. Sigurisht e dëgjova edhe rrugëtimin e presidentit Meta dhe është një hap i duhur.

Po ashtu, edhe unë kam filluar që të bisedoj me qytetarët, kudo nëpër qytete”, deklaroi Basha gjate bashkebisedimit me gazetaret.

Loading...