Basha paralajmëron Ramën: “Do ketë përballë popullin nëse prek Kushtetutën”

Kryetari i PD Lulzim Basha doli ne nje deklarate per median ku tha se kryeministri do kete perballe popullin nese synon te zgjeroje pushtetin e tij me ndryshime ne ligje dhe ne Kushtetute.

“Do të ketë përballë popullin”, tha Basha teksa paralajmëroi Ramën për nismat antidemokratike, që kapin Gjykatën Kushtetuese dhe marrin kompetencat e Presidentit. “Reforma zgjedhore duhet të mbyllet brenda dhjetorit për ti hapur rrugë zgjedhjeve”

Sipas Bashes: Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e nismave skandaloze për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë një partie, që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale, kompetencën e insitucioneve të tjera kushtetuese, vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka.

Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike.

Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit.

Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore, të cilat do të shpallen edhe publikisht. Ne nuk do të pranojmë zvarritjen e reformës zgjedhore si një alibi të Edi Ramës, por do ta miratojmë sa më shpejt, mundësisht, brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë menjëherë zgjedhjeve të lira e të ndershme, që janë artikuluar si kusht për negociatat dhe si rruga e daljes së vendit nga kriza.

Deklarata e Bashes:
Mesazhet që sjell nga këto dy takime të mëdha janë mesazhe shprese dhe pozitive për Shqipërinë dhe shqiptarët. Siç keni mundur ta ndiqni, së pari, fokusi i të dy takimeve përsa i përket Shqipërisë ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, e çeljes së negociatave dhe anëtarësimit të Shqipërisë ne be.

“Siç bëra në takimet e mia me krerët me të lartë të be, dua ta bëj edhe nga Tirana- të shpreh mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur në përgjigje të kërkesës sime dhe të PD dhe davaritjen e çdo keqkuptimi, fake news apo propaganda e populistëve autokratë të Ballkanit për të mbuluar dështimin e tyre. Theksi që kanë vendosur drejtuesit më të lartë të BE ka qenë tek përmbushja e kushteve nga ana e Shqipërisë. Për ne shqiptarët kjo nuk është diçka e re. Prej 25 shtatorit, Bundestagu gjerman ka miratuar një Rezolutë, ku ka paralajmëruar se Shqipërisë do t’i hapen negociatat pas përmbushjes së 9 kushteve”, tha Basha.

Sipas tij, prej ditës së enjte, pozicioni i Bundestagut, që shkon përtej qendrës së djathtë, pasi ai qeveris me të majtën e SPD, është edhe qëndrimi i PPE-së, që ka presidenten e grupin më të madh parlamentar në BE dhe kryeson. Është grupimi që ka presidenten e re të Komisionit Europian dhe gjysmën e Komisionit Europian, qeverisë së Europës së bashkuar, që ka grupin më të madh parlamentar në Parlamentin europian dhe që kryeson disa prej vendeve më të rëndësishme anëtare të BE, duke nisur natyrisht me qeverinë e Angela Merkel në Gjermani.

Kushtet që duhen plotësuar janë e zeza mbi të bardhë. Nuk lë vend për keqkuptime apo propagandë. Kësaj radhe nuk mund të bëjë asgjë për të fshehur të vërteta e shkruara e zeze mbi të bardhë.

1. Kërkesa e parë e këtij bashkimi më të madh politik në Europë, është miratimi pa vonesë i reformës zgjedhore.

2. Bërjen funksionale sa më shpejtë të Gjykatës Kushtetuese dhe marrja enjë vendimi prej saj për farsën e 3 Qershorit

3. Papajtueshmërinë totale me vjedhjen e votave dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje dhe hetimin në mënyrë të suksesshme, jo për të lartë gojën, të atyre që kanë ndërhyrë në zgjedhje dhe kanë blerë vota.

4. Duke kërkuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, nxit ngritjen sa më shpejt të SPAK e BKH për të hetuar zyrtarët, politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

5. E konsideron tërësisht të pamjaftueshme situatën sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, kultivimit masiv të kanabisit dhe të drogës dhe pastrimit të parave dhe shpreh nevojën urgjente që këtu të kemi ndërtimin e një regjistri bindës, jo thjesht të shfaqjeve por paralizimit, goditjes dhe çuarjes përpara drejtësisë dhe dënimit duke përfshirë politikanë, zyrtarë të lartë dhe organizatat kriminale. Bën thirrje për progres në rrugën e reformës e administratës publike si një katastrofë që nuk ka të dytë në Europë per nga politizimi i saj.

6. Shpreh mbështetjen për Partinë Demokratike në betejën e saj për t’i shërbyer interesave legjitime të shqiptarëve dhe aspiratës kombëtare për anëtarësim në BE.

7. Gjërat duhen thënë troç. Vetëm kështu ndihmohet Shqipëria. Vetëm kështu ndihmohen shqiptarët./lajmifundit.al

Loading...