Pas disa replikave te forta te presidentit Ilir Meta me perfaqesues te ambasadave kryeministri Edi Rama ka reaguar ne lidhje me kete ceshtje edhe pse nuk i adresohet konkretisht kreut te shtetit.
Ne nje postim ne faqen e tij zyrtare ne Twitter, Rama vendos thekson se “partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë”.
Kryeministri Rama ne Twitter:
Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë,Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi🙏
Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre🙏