Çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni gështenja

A e dini se gështenja është arrorja e vetme që përmban vitaminë C?

Gështenjat, ndryshe nga arrorët dhe farat e tjera, janë relativisht të ulëta në kalori dhe yndyrna.

Ama, ato janë plot e përplot me minerale, vitamina dhe fitonutrientë që i japin shëndetit përfitime të jashtëzakonshme.

Një tipar tjetër unik i gështenjave është se ato përbëhen kryesisht nga niseshte (karbohidrate) në kontrast me arrorët e tjerë të cilat janë mjaft të larta në kalori, proteina dhe yndyrë.

Përbërja ushqyese e gështenjave është e krahasueshme me atë të ushqimeve të tjera niseshtore si patatja e ëmbël, misri i ëmbël dhe patatet. 

Sidoqoftë, ato janë akoma burime më të mira të mineraleve, vitaminave dhe disa proteinave sesa drithërat dhe zhardhokët.

Nxit sistemin imunitar

Përqendrimi i lartë i vitaminës C dhe përbërësve të tjerë antioksidues në gështenja i bën ato përbërësit idealë për sistemin tuaj imunitar.

Sipas revistës Food Chemistry, vlimi dhe pjekja e gështenjave zvogëlon përmbajtjen e vitaminës C që gjendet në to. Vitamina C jo vetëm që stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut por gjithashtu vepron si një antioksidant, duke kërkuar radikalet e lira brenda trupit dhe duke i neu tralizuar ato.

Rrit dendësinë minerale të kockave

Bakri dhe magnezi nuk janë gjërat e para për të cilat njeriu mendon kur bëhet fjalë për shëndetin e kockave, por bakri është jashtëzakonisht i rëndësishëm në procesin në të cilin trupi thith hekurin, i cili është gjithashtu thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e kockave.

Magnezi është shumë i mirë për rritjen e dendësisë minerale të eshtrave dhe siguron një larmi të gjerë përfitimesh të tjera shëndetësore. Me këto minerale jetësore që gjenden në gështenja, mund të parandaloni ose ngadalësoni shfaqjen e shumë çrregullimeve të lidhura me moshën, siç është osteoporoza.

Përmirëson tretjen

Gështenjat janë aleatë të fuqishëm në çdo problem gastrointestinal. Fibrat që gjenden tek gështenjat ndihmojnë në stimulimin e lëvizjes së zorrëve, duke parandaluar inflamacionin dhe shqetësimin që vinë nga zorrët.

Fibra dietike gjithashtu mund të ndihmojë në thithjen e lëndëve ushqyese, që do të thotë se ju përthithni nga ushqimi që hani disa herë më shumë ushqyes.

Përmirëson funksionimin e trurit

Funksionimi i trurit dhe aftësitë njohëse përmirësohen në një sërë mënyrash përmes konsumimit të gështenjave.

Para së gjithash, ato janë të pasura me vitamina të familjes B (p.sh., folate, riboflavin, tiaminë) të cilat lidhen drejtpërdrejt me zhvillimin dhe funksionimin e duhur neurologjik, sipas një studimi të cituar në The Journal of Nutrition, Health & Aging.

Për më tepër, kaliumi që gjendet në gështenja mund të rrisë rrjedhjen e gjakut në tru dhe të promovojë shëndet të mirë të sistemit nervor, duke rritur kështu përqendrimin dhe kujtesën.

Mban nën kontroll presionin e gjakut

Kur bëhet fjalë për uljen e presionit të gjakut, disa minerale janë po aq thelbësore sa kaliumi. Kaliumi kontrollon lëvizjen e ujit brenda trupit.

Kjo ulje e presionit të gjakut mund të forcojë shëndetin e përgjithshëm kardiovaskular dhe të zvogëlojë rr ezikun tuaj për s ulme në zemër dhe go ditje në tru.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Shumë njerëz i mendojnë yndyrnat si një gjë e keqe, e cila duhet të digjet gjatë një diete, por në realitet, trupit tonë i duhen një numër yndyrnash të tjera për të funksionuar normalisht.

Këto yndyrna të mira, të gjetura tek gështenjat, ndihmojnë në ekuilibrimin e kolesterolit, zvogëlojnë inflamacionin në të gjithë trupin dhe ulin rr ezikun e aterosklerozës dhe mpiksjes së gjakut që krijohen në trup.

E gjithë kjo, ul rr ezikun për g oditje në tru, s ulm në zemër dhe sëmundje koronare të zemrës në një masë më të madhe.

Për më tepër, gështenja është një burim i pasur i kaliumit, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zemrën. Sipas British Medical Journal, rritja e konsumit të kaliumit zvogëlon presionin e gjakut tek njerëzit me hipertension dhe ul rrezikun për goditje në tru.

Janë një zgjedhje e shkëlqyer gjatë shtatëzanisë

Gështenjat përmbajnë nivele të larta të folateve që janë të domosdoshme në shtatëzani për të siguruar një tru dhe sistem nervor të shëndetshëm të fetusit në zhvillim.

Folati gjithashtu ka aftësinë të parandalojë lloje të caktuara të anemisë për transportin e duhur të oksigjenit në inde.

Loading...