Shp.ërthen këngëtari i këngëve labe Syrja Hodaj: “Përshëndetën me këngë labe njerëz që që nuk kanë asnjë kontribut në këtë arritje

Nga Syrja Hodaj (Këngëtar i këngës labe)

Në ditën e vitit të trembëdhjetë të pranimit të POLIFONISË SHQIPTARE (jo iso polifonisë), në UNESCO, si kryevepër e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, është bërë një urim dhe është përshëndetur me një këngë nga njerëz që nuk kanë asnjë kontribut në këtë arritje.

Kënga është pjesë e kujtdo që jeton në këtë botë në mënyrën e vet, ashtu sikurse është polifonia për labërinë e kenduar, s’dihet se kur dhe e trashëguar brez pas brezi. Në vitet e P.P, (partise se Punes) që nuk u quajt kot e punës, pati një interesim të madh, ku njerëzit dhe grupe që mereshin me këngën, edhe pse në kushte shumë të vështira, u arrit që polifonia të merte këtë vlerësim, ku përmenden disa grupe, të cilët janë të shkruar në dokumentin përkatës.

Mirëpo, që nga ajo ditë e 25 Nëntorit nuk u fol më se kush është zot i kësaj pasurie, cili është interesimi i UNESCO-s për këtë pasuri, sa është trashëguar kjo pasuri etj. Dhe sot, del një njeri, që nuk dihet se kush është dhe uron ata që duhet të urojnë. Përshëndet edhe një grup i mbledhur që nuk ka asnjë identitet (për këngën), që më e pakta, do pranohej të ishte moshë e re.

Po kë përshëndetën këta të paemër, kur të zotët e këngës janë ende gjallë, që nga “Bejk e bardhë” e “Vajzë e Valëve” e deri te “Deti që shtyn vaporr”, “Dimëron përtej në shpellë” etj etj. Nuk dua të tregohem më i merakosur, apo më i prekur se të tjerët, por kjo që po ndodh me këtë pasuri të vyer, por edhe të virgjër është shumë e padrejtë dhe e palejueshme.

E sa mirë do ndiheshim, që në këtë urim dhe në këtë përshëndetje të dëgjonim, në pamundësi të më të parëve, zërat origjinalë të BEJKËS, Dhimitrit, Hysenit, Sulos, Pikës, Arapve, Aranitit, Kalos etj etj dhe në pamundësi edhe të këtyre, një grup pionerësh aq sa mund të këndonin, të dukej se kjo pasuri po trashëgohet.

Do doja, me shumë kënaqësi të përshëndet të gjithë ata zëra të bukur që dëgjohen nëpër tavolina e kudo ndodhen në gjithë labërinë, për ta dashur dhe për ta ruajtur këtë pasuri të shpirtit, këngën tonë të dashur.

Me respekt,
Syria Hodoj

Loading...