“I dashur gjysh, shikoj dorën tënde, rrudhat e shumta dhe sytë më lotojnë pa ndalur…” – Nga Anila Ahmataj

Dedikuar gjyshit tim,i cili ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore – Nga Anila Ahmataj

Shikoj dorën tënde gjysh dhe rrudhat e shumta që të kanë kaq shumë hije, më kujtohet kur rrinim netëve të verës në verandën e shtëpisë, ti kur bisedoje dorën e mbaje në flokët e mi.Sa shumë vuajtje,sakrificë e varfëri kishte sofra jote,por shpirti dhe zemra bucisnin nga dashuria dhe lumturia për mjaltin e mjaltit sic na quaje ti.

Nëna grindej shpesh me ty dhe të thoshte se na kishe mësuar keq me këtë përgëdheli por ti as që e caje kokën fare se cfarë të thoshte ajo. Sado i varfër nga hallet e tua ti na thërrisje e na doje të rrinim me ditë e kështu fëmijëria jonë kaloi kaq e bukur dhe e lumtur saqë sot i kujtojmë ato caste me mall e nostalgji.Po si mumd të harrohet dashuria e një gjyshi ,ajo dashuri aq e pastër,aq e sinqertë që morëm nga duart e tua.

Shikoj ty dhe syt më lotojnë pa ndalur,pa kuptuar,edhe në këto orë vuajtje ti nuk reshte së na shtërnguari dorën.
shumë e dhimbëshme kur një nip apo mbesë shikon sesi dalëngadal dashuria e tij e saj venitet dhe vrapon të shtegëtojë diku në një botë tjetër që i përket vetëm ëngjëjve.

Nuk të them dot gjysh shërim të shpejtë pasi ti vet e vendose,por zoti ti lehtësoftë dhimbjet.
Ne jemi të gjithë pranë teje….

Loading...