Eksperti i njohur i kësaj fushe në Greqi ishte i ftuar në mediat kryesore për të komentuar tërmetin e regjistruar në orët e mëngjesit të sotëm në rajonin e Kretës dhe të Atikës.
“Ne shpëtuam jo për shkak të tërmetit, por për shkak të thellësisë. Ne e vlerësuam atë në thellësinë 70 km dhe kur është aq i thellë nuk ka pasoja të mëdha, “tha ai.
Duke iu referuar mesdheut, sizmiologu shtoi se “kjo zonë është me potencial të jashtëzakonshëm sizmik”.
Sa i përket Shqipërisë, ai shpjegoi se katastrofat ishin kryesisht për shkak të ndërtimit shumë të dobët të ndërtesave në vendin fqinj.
Loading...