Të veshura me fustan të bardhë, jo si nuse, por si engjëj, Diena dhe Esiela Karanxhaj, nënë e bijë që humbën jetën në tërmetin tragjik, do të përcillen për në banesën e fundit.
Ish-moderatorja e njohur dhe biznesmenia Amarda Toska, në një postim emocionues, shkruan se familjarët e 30-vjeçares kishin shkuar të kërkonin dy fustane nusërie në dyqanin e saj, për të veshur të renë dhe vogëlushen e saj. “Shume here kam derdhur lot gezimi dhe mallengjimi kur kemi percjelle vajza me fustane nuserie.
Kurre nuk ma merrte mendja qe mund te derdhja lot dhimbjeje si sot per te bukurat Diena dhe Esiela.
Ne filialin tone ne durres erdhen disa kliente dhe bene nje kerekese rënqethëse… Dy fustane nusesh per dy vajza qe do i thone lamtumire te gjitheve ne diten e varrimit te tyre.
Ishin familjaret e Diena dhe Esiela Karanxhaj. 30 dhe 9 vjeç. Nëna dhe vajza që humbën jetën nga tërmeti. Nuk mund ta imagjinoj dot si mund të ndihet babai i Dienës, i cili humbi vajzën, mbesën dhe akoma pret që të nxirret trupi i të shoqes nga rrënojat.
Fustanet e bardha sot ato nuk i veshin per tu bere nuse por per tu bere engjej qe do na shohin nga atje lart dhe kjo ma thyen zemren. Zot jepu force te perballojne dhimbjen e madhe qe fati ua dhuroi!!!”, shkruan ajo në një postim në rrjetet sociale.