Ai ishte pedagog në Akademinë e Sigurisë me gradën komisar.
Miq e kolegë e kanë nderuar përmes një ceremonie lamtumire ku ishin të pranishëm drejtues të lartë të Policisë së Shtetit përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Tropojë, prej nga ai ishte me origjinë.
Aktualisht në Thumane operacioni i kërkim shpetimit është ndërprerë pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.
Situata në vend vazhdon të jetë e rëndë pasi edhe pas mesnate janë regjistruar tërmete të forta me magnitutë 4.4 dhe 4.5 të shkallës Rihter.
Fjalë përlotëse për babanë ka shkruar djali i tij, i cili kishte kohë pa e takuar të atin, e teksa ndan mallin për ta takuar, shprehet me fjalë rrëqethëse për humbjen e tij.
Erdhëm bab o nga gurbeti
Për të pa o me sy
Ah të mjerët çfarë na gjeti
Kishe mbyllur ata sy
M’dogji malli fëmirisë
Kisha kohë që s’të kisha pa
Thash të gjej te pragu i shpisë
Por të gjeta gati për varr
Babi im o babi im
S’e besoj që s’je më ti
Ti po flen o bab o në hije
Dhe do zgjohesh përsëri
U prehsh në paqe o bab, o Luani im, Trimi im