41 efektivë të EMAK– njësive Speciale të Përballimit të Fatkeqësive nga Greqia që posedojnë pajisje speciale si dhe katër automjete kanë dhënë ndihmën e tyre në operacionet e kërkim-shpëtimit në Thumanë.
Një ekip i Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, me në krye Ambasadoren Sophia Philippidou, vizitoi sot qytezën e Thumanës, në të cilën operojnë 41 efektivë të EMAK – Njësive Speciale të Përballimit të Fatkeqësive – që posedojnë pajisje speciale si dhe katër automjete.
Ambasadorja Philippidou përgëzoi efektivët e grupit të kërkim–shpëtimit dhe u uroi suksese të reja në gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë.
Ambasada e Greqisë në Shqipëri falënderon kompanitë OPA dhe Elinikon për ndihmën e tyre bujare në ushqime për efektivët e grupit të kërkim–shpëtimit.