Niset për trajtim të specializuar drejt Barit Marlin Shkodra, një prej të lënduarve nga tërmeti

Marlin Shkodra, një prej të lënduarve nga tërmeti në Durrës, prej pak orësh ka mbërritur me helikopterin sanitar, në një klinikë të specializuar në Bari.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, i cili ndau videon e nisjes së Marlin Shkodrës drejt Barit.

Rama tha se, Marlin Shkodra është nisur për një trajtim mjekësor më specifik, me mbështetjen e Italisë mike, e cila na u gjend pranë si shumë vende të tjera në këto ditë tmerrsisht të vështira.

“Me shpresën që 30-vjeçari do të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes, jemi më shumë se kurrë pranë çdo të lënduari dhe familjarëve të tyre për ta kaluar së bashku edhe këtë moment të vështirë”, tha Rama./atsh

Loading...