“Mos ki frikë doktor se tërmeti ashtu si rrufeja, është përzgjedhës dhe nuk bie në vilat e Lalzit”

Dritan Hila

Per zuskat
E kam perjetuar termetin e vitit 1979 ne Shkoder, dhe ishte nje tmerr. Por ky ja kalon. Jo per forcen por per tejzgjatjen.

Tashme nuk ka durrsak apo tiranas qe nuk eshte me nerva tel.
Nderkohe kam mesuar se ca zuska, inxhiniere dhe ndertues te monstrave qe kane ceduar, jane larguar per “weekend” te gjate.

Do deshiroja qe prokuroret te mos i harrojne çastet e tmerrit qe kaluan, kur zija te kaloje. Po pres qe dikush nga drejtesia te shkoje dhe kerkoje nga Instituti Ndertimit per nje ekspertize te dhjetera karabinave qe ceduan; te kontrollojne dokumentet e dakove, kokajve, dhe kush dreqin ka drejtuar Kavajen e Golemin, per lejet qe kane dhene e si i kane dhene. Dikush duhet te pergjigjet per te vraret.
Nderkohe çakejte e rrjetit flasin per cunam. Vetem plehrat mund ta bejne dićka te tille.
Nuk mund te mungonte jatroi i zemrave. Ai, i madhi, doktori, qe meqe kishte konkurence ne Golem e Durres, a mbase per te shmangur vemendjen, zbuloi Gojen e Kuçedres qe qenka betonuar me 300 konteniere dhe afermendsh, i bie nje vater tjeter rreziku.
Mos ki frike doktor se termeti ashtu si rrufeja, eshte perzgjedhes dhe nuk bie ne vilat e Lalzit. E mira do ishte te shpjegoje pse ne vitin 2007 mbylle Institutin e Sizmologjise dhe bashke me te dhjetera stacione monitorimi moderne, duke e katandisur vetem me dy te tille.
Dhe e fundit, per yllin e momentit, kryeministrin. Leri shfaqjet me Elvis Naçëra. Nese te duhen votat e tij, ke kohe. Nese do ndonje nuske, beje ne privat. Por me bukur do ishe ti fshije djerset e ballit dhe ndaje lopata, shqiptareve qe po germojne me duar

Loading...