“Lot këto 48 orët e fundit.Lot për ata që humbëm nga ky tërmet i pabesë e lot për çdo jetë të shpëtuar, e lot për heronjtë që i shpëtojnë”

Historitë që të përlotin nuk janë të pakta në këto ditë të vështira që po kalon vendi.

Së fundmi këngëtarja Eneda Tarifa ka publikuar një video, e cila na prek të gjithëve. 

Një foshnjë ka mundur të shpëtojë nga tërmeti dhe siç shihet në videon e mëposhtme është duart e ushtarëve, të cilët po e transportojnë me helikopter.

“Lot këto 48 orët e fundit… Lot për ata që humbëm nga ky tërmet i pabesë e lot për çdo jetë të shpëtuar, e lot për heronjtë që i shpëtojnë. Ky engjëll e pati jetën e gjatë. 

Kur të rritet, do të shikojë këto momente e do të bëhet më i fortë, më i dashur, më i ndjeshëm. Do të kujtojë me admirim emrat e këtyre burrave të fortë e fytyrë-qeshur… 

Dua ti uroj bijës time dhe të gjithë shqiptarisë së solidarizuar më shumë se kurrë : Gëzuar festën e Flamurit më të bukur në botë dhe atë të 75-vjetorit të çlirimit. Jetë të gjatë Shqipërisë sonë të bukur…”, shkruan këngëtarja.

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar!

Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke.

Pas dy netësh ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet.

Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

Loading...