Ka pasur njè plan tè detajuar pèr shlatèrrimin e Shqipèrisè!
Unë në jetën time,
s’kam mallkuar kurrë,
se s’mund të mallkojë,
burri që është burrë!
Them se meritojnë,
vërtetë një mallkim,
ata që e shkulën,
me rrënjë vendin tim!
Ata që mohuan,
lodhjet dhe mundimet,
them-nga mijëra njerëz,
i kanë marrë mallkimet!
Nga mijëra shqiptarë,
që ju sos durimi,
me ç’duket- të liqtë,
nuk i zë mallkimi!
Ka pasur një plan,
që jo shumë e dinë,
një plan për ta prishur,
fare Shqipërinë!
Emër tingëllues,
është DEMOKRACIA,
po në ç’derexhe,
sosi Shqipëria!
Edhe për ata,
që nuk dinë fare,
e para do prishej,
ushtria shqiptare!
Për radhën e prishjes,
ishte bërë skedimi,
i pari do prishej,
gjithë fortifikimi!
Ndaj thosh Sllobodani,
për neve shqiptarët,
se mund t’i pushtoj,
veç me gjuetarët!
Mbasi u zerua,
me çdo gjë ushtria,
normale që bythën,
do tallte Serbia!
Pas vitit Nëntëdhjetë,
janë vitet e dhunës,
vite që shkretuan,
gjithë vendet e punës!
Pyetjen e thjeshtë,
s’e bëj vetëm unë,
po si do jetonin,
shqiptarët pa punë?!
Perëndimi-kampion,
i demokracisë,
çdo portë të mundur,
i hapi Albanisë!
Pa i parë të mirat,
e demokracisë,
fillojë boshatisja,
e gjithë Shqipërisë!
Filloi dhe vazhdon,
boshatisja e madhe,
po ikën e ikën,
pjesa më vitale!
Gjysmë e popullsisë,
thithi Perëndimi,
me sa duket kaq,
qe planifikimi!
Tash që gjysëm shteti,
na kanë katandisur,
mbi “mafien shqiptare”,
betejat kanë nisur!
Mafie të paparë,
paska vendi jonë,
disa qindra trëmbin,
Pesqind milionë!
Nuk bën shumë dobi,
edhe po ta them,
se ka mbi shqiptarët,
racizëm ekstrem!
Nuk mbarojnë hallet,
në Vatanin tonë,
Europa tallet,
bën sikur ndihmon!.
Fakte ka-të mbushësh,
me qindra defterë,
po këtu do jemi,
edhe tjerër herë!
Boshatisja e vendit,
hata e vërtetë,
veten dot s’e marrim,
as për Njëqind vjet!
Europa pret,
gjer nga fundi i Botës,
po neve që jemi,
pjesë e Europës!
Neve nuk na duan,
jo për faj të Ramës,
po për tri xhamitë,
në mes të Tiranës!
A.DUKA