Dy vëllezërve që lanë pas gjashtë jetimë u është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme në vendlinjden e tyre në Gjilan.
Ata u varrosën në varrezat e fshatit të tyre ku morën pjesë mijëra persona.
Dy të ndjerët po qëndronin në hotelin Tropikal në Durrës dhe punonin si mekanikë në Shqipëri. Ata lanë pas gjashtë fëmijë, pasi rrënojat e hotelit i zunë poshtë.
47 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke.
Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë.
Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.