Një përballje tejet e rrezikshme do të zhvillohet sonte.
AEK Athens do të përballet me Ajaxin në kuadër të Ligës së Kampionëve nga ora 18:55.
Skuadra greke dhe ajo holandeze, njihen për tifozët e dhunshëm, andaj dhuna ka filluar që nga mbrëmë.
200 huliganë të Ajaxit i kanë sulmuar huliganët e AEK në barin ku ata po qëndronin, ndërsa dhuna ka shpërthyer menjëherë.
Është dashur që policia të përdor gazlotësjellës që t’i shpërndaj tifozët e dhunshëm, e që sonte me gjasë do të ketë ndonjë incident. /Lajmi.net/
Loading...