I moshuari në lot,Rama e përqafon: “Do të mbajmë këtu dhe do të bëjmë shtëpinë”

Kryeministri Edi Rama vizitoi disa nga familjet e prekura nga tërmeti që janë strehuar në hotele në Durrës.

Ai takoi një të moshuar, i cili tregoi se banesa ishte shkatërruar nga goditjet e tërmetit, ndërsa muri i kishte rënë në momentin që hyri për të parë shkallën e dëmeve.

I përlotur i moshuari u shpreh se kishte mbetur në mes të rrugëve, por Rama e siguroi se shtëpia do të ndërtohet më e mirë se ishte prandaj u kërkoi që të qetësohen.

Biseda e kryeministrit Rama me të moshuarin
Edi Rama: Ju bëftë mirë, më pëlqen të bëjmë një foto se qenka për ditën e Flamurit
I moshuari: Unë sa hyra në banesë më ra muri në shtëpi kur hyja për së dyti, ishte bërë copa copa
Edi Rama: Por të lutëm, aman pse hyre? Si mund të futesh aty
I moshuari: Thashë ta shoh…
Edi Rama: Do të mbajmë këtu dhe do të bëjmë shtëpinë
I moshuari: Unë nuk kam ku të shkoj më, nuk kam shtëpi, në Maqedoni nuk kam shtëpi
Edi Rama: Shtëpinë do ta bëjmë më të mirë se ishte
I moshuari: Faleminderit
Edi Rama: Mos shko më te shtëpia, kaq!
I moshuari: Të lutem, ti je i fortë, mbahu fort, ke parë shumë dhe ke kaluar shumë, e rëndësishme është që nuk ke pasur humbje
Edi Rama: Përqafoje gruan dhe thuaj shyqyr që jeni gjallë dhe jeni mirë. Ju këtu do të qetësoheni dhe do të rrini sa të jetë nevoja.

Gjithashtu kryeministri i kërkoi pronarit të hotelit që familjet e prekura të trajtohen si turistë të klasit të parë. “Ne nuk do iu bëhemi barrë, do i rrimë një marrëveshje parimore, do të mbulojmë të gjithë kostot, por ju lutem t’u shërbehet si të ishin turistë të klasit të parë. Ata janë të stresuar të ngarkuar, duhet me i mirëkuptuar, duruar, të ndihen mirë, pasi janë të traumatizuar dhe nuk kanë faj” i tha Rama.

Loading...