Pekini hap një hetim në lidhje me modifikimin gjenetik të dy bebeve

Kina ka urdhëruar zhvillimin e një hetimi për të verifikuar pohimin e një shkencëtari kinez, që garanton se ka lindur bebet e para gjenetikisht të modifikuara në histori, një veprim i përshkruar nga shumë shkencëtarë si një çmenduri.

He Jiankui, profesor në Shenzhen, në provincën Guangdong, njoftoi në një video të publikuar të hënën në “YouTube” lindjen para disa javësh e binjakeve ADN-ja e të cilave ishte modifikuar për t’i bërë rezistente ndaj virusit të Sidës.

“Ne i kemi kërkuar autoriteteve sanitare të provincës së Guangdongut të hapë menjëherë një hetim të imtësishëm”, reagoi dje në mdrëmje Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Njoftimi i bërë nga He Jiankui ka ngritur një seri kritikash në komunitetin shkencor botëror. /ATSH

Loading...