Gjysëm shtiz ish sot flamuri, dhe pse kishte sot ditlindjen! S’kishte si të ishte ndryshe, se ai jeton me dhimbjen…- Nga Andrea Vangjeli

Gjysëm shtiz ish sot flamuri
Dhe pse kishte sot ditlindjen
S”kishte si të ishte ndryshe
Se ai jeton me dhimbjen

Syt e kombit të përlotur
Gjaku helm lëviz në vena
E tulatur mbi flamur
Shqiponja jonë me dy krena

Na fal sot flamuri ynë
Që ditlindjen s”ta uruam
Sot e kishim shpallur zi
Ti e pe se çfar pësuam

Ti flamur do të valvitesh
Dhe këtë e them me bindje
Se dhimbjen këthen në forc
Do të kesh prap ditlindje

Loading...