54-vjeçari nga Thumana që ka humbur familjen në tragjedinë e ndodhur nga shembja e pallatit në Thumanë sapo transportohet me helikopter për një trajtim të mëtejshëm mjekësor në Bari të Italisë.
Vlerësimi u bë nga ekipi mjekësor Italian dhe shqiptar të cilët morën vendimin për transportin e 55-vjeçarit.
Rama dhe Manastirliu ndoqën nga afër transferimit e Albertit nga spitali i Traumës në aeroportin e Rinasit.
Qeveria italiane, nëpërmjet departamentit të mbrojtjes civile ka ofruar mbështetjen për trajtimin e dy të mbijetuarve.
Dy ditë më parë u transportua drejt Italisë Marlin Shkodra, 30 vjeçari i mbijetuar nga tragjedia e ndodhur në Durrës, i cili po merr trajtim të specializuar në Bari të Italisë.
Nga ana tjetër në vendin tonë jo vetëm në spitale por edhe në qendrat shëndetësore pranë zonave të prekura nga tërmeti dhe në qendrat e emergjencës janë në gatishmëri dhe po ofrojnë kujdes shëndetësor.