Jo vetëm reshje shiu, por edhe rrebeshe dhe shkarkesa elektrike.
Është ky parashikimi i motit për fundjavën, ndërsa Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se do të ketë reshje dëbore në majat e Alpeve.
Fundjava në vend do të nisë e vranët. Reshjet e shiut do të përfshijnë vendin që prej orëve të para të mëngjesit.
Në veri e qendër të territorit reshjet parashikohen intensive shoqëruar me shtrëngata, rrebeshe e shkarkesa elektrike.
Prej orëve të mesditës reshjet parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar. Në majat e Alpeve reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim perëndim-veriperëndim e lehtë e mesatare, ndërsa hera-herës fiton shpejtësi në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 dhe 4 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 6ºC deri në 13ºC
zonat e ulëta 10ºC deri në 18ºC
zonat bregdetare 11ºC deri në 18ºC