Gjobiten Apple dhe Samsung

Një gjobë 10 milionëshe për Apple dhe një tjetër prej 5 milionë për Samsung. Kjo, pasi gjigantët e teknologjisë përdornin ‘skadencën e programuar’ të aparatëve telefonikë smartfonë. Një metodë e thjeshtë për të detyruar konsumatorët të blinin një aparat të ri.

“Skadenca e programuar” realizohej duke u futur smartfonëve një software të cilin smartfonët nuk e njihnin.

Mashtrimi funksiononte shumë thjesht: Apple dhe Samsung u dërgonin përditësime të telefonit klientëve të tyre, përditësime të cilat, smartfonët në përdorim nuk i njihnin, ndaj nuk ishin në gjendje t’i përballonin.

Rezultati është një rreth i ngushtë: ‘skadenca e programuar’, detyron pronarin e telefonit të blejë një smartfon të ri.

Në disa vende si Franca, ky mashtrim është një krim, mund të kuptojmë më mirë se çfarë është dhe si funksionon ‘skadenca e programuar’, një mekanizëm djallëzor që dëmton konsumatorët./atsh

Loading...