Artistët dhe qytetarët zhvillojnë homazhe për viktimat e tërmetit

Artistë të shumtë dhe qytetarë kane zhvilluar homazhet e tyre mbrëmjen e kësaj të premtjeje në Tiranë.

Të gjithë së bashku artistë e qytetarët kanë zhvilluar një marshim për nderim të jetëve të humbura dhe të prekurve nga tërmeti i 26 Nëntorit e më pas kanë ndezur qirinj te sheshi “Skënderbej”.

Tërmeti tragjik i së martës në vendin tonë shënoi 48 viktima dhe mbi 900 të plagosur, shqiptarët dhe jo vetëm janë janë bërë bashkë për t’i dhënë sa më shumë forcë të prekurve.

Loading...