Dedikuar vendit tim
E dua këtë vend, këtë vend muti siç them shpesh kur më mërzit, dhe e dua pa kushte, siç duhet pa kushte prindi apo fëmija, ata të cilëve u drejtohemi me fjalën ; – Shpirt !
E dua aq sa më merr malli për të që të nesërmen që i largohem, dhe e kërkoj si shtëpinë time të varfër, si dyshekun apo jastëkun tim, ku trupi gjen paqen e vërtetë për shkak të shenjës që ka krijuar gjatë kohës së gjatē që fle aty.
Më mërzit shumë, aq shumë sa e shaj dhe i bërtas duke ju larguar çdo mëngjes, për t’ju afruar pastaj çdo mbrëmje, duke e përqafuar ëmbël siç përqafojmë prindin e duke i puthur sytë siç puthim fëmijën, i penduar për fjalët që lëshova, duke i thënë ;- Të t’i marr unë gjithë të ligat !, – megjithëse nuk ja marr dot të gjitha ngaqë janë shumë, dhe prandaj ja duroj, siç ja durojmë gjithshka prindit dhe fëmijës tonë, atyre që na ranë në pjesë jo si zgjedhje por si fat, i mirë apo i keq qoftē ai./Edmond Bejtaj