Presidenti Meta mori pjesë në homazhet për anëtarët e familjes Lala që humbën jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, kur vila ku jetonin u shemb.
Homazhet u zhvilluan në Pallatin e Kulturës në Durrës, për tetë viktimat nga e njëjta familje, mes të cilëve katër janë fëmijë.
“E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme”, tha presidenti Meta. “Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushëllueshme”, u shpreh ai.
Presidenti Meta theksoi se është “detyrimi ynë për t’i qëndruar pranë atyre gjithmonë”./atsh
Loading...