Eksperti sizmolog Edmonod Dushi tha se aktiviteti sizmik ne vend po vazhdon.
“Nga data 26, që ishte goditja kryesore deri tani është një numër i konsiderueshëm pasgoditjesh, që konsiderohet si diçka normale. Një numër i vogël i tyre ka pasur impakt dhe ka krijuar atë ndjenjën e panikut, të tilla kanë qenë dhe pasgoditjet me magnitude mbi 5.0 rihter”,ka thënë Edmond Dushi.
“Mbi 100 pasgoditje numërohen deri më tani. Me magnitudë mbi 3 ka pasur mbi 260 pasgoditje. Frekuenca është gjithmonë në rënie”, shton ai.
I pyetur nëse do të ketë lëkundje të tjera në vazhdim ai shprehet:
“Është krejt normale që një tërmet i moderuar të pasohet nga një numër i konsiderueshëm pasgoditjesh. Ne themi që është mirë sepse energjia e akomuluar çlirohet më anë të këtyre pasgoditjeve. Mendojmë që do të ketë aktivitet dhe në ditët në vijim, një dukuri tejet normale”./top channel