Rama: “Para lëkundjeve të tërmetit po shikoja…”

Kryeministri Edi Rama në një takim me Ambasadorët zbuloi se natën para se të binte tërmeti kishte parë një film me tërmet.

Ajo çfarë i kishte tërhequr vëmendjen Ramës është një raft metalik ku ishin futur dy protagonistët e filmit për ti shpëtuar.

Ndaj ai e pyeti Ambasadorin japonez nëse vërtet i disponojnë këto rafte.

Rama: Natën para tërmetit po shihja një film. Aktori japonez ishte fotograf, vajza aktore po e vizitonte në atelien e tij dhe në një moment filloi ngjarja.

Japonezi e çoi vajzën në një dollap metalik, e mbylli derën dhe pastaj ra një tërmet. Po thoja me vete sesa inteligjent.I keni ju këto rafte në kompani.

Ambasadori: I kanë disa kompani, disa institucione.

Rama: Ishte tip rafti metalik, ata u futën aty dhe mesa duket nëse ndërtesa do të çahej ata do të rrinin aty në këtë raft metalik dhe do të prisnin të vinte ekipi i shpëtimit. Pastaj u zgjova nga tërmeti dhe thashë ne nuk kemi rafte të tilla metalikë.

Loading...