U hodh nga kati i pestë nga tërmeti – Rama viziton në spital 10-vjeçarin

Kryeminsitri Rama ka qenë këtë të shtunë në spitalin e Traumës ku ka vizituar dy fëmijë 7 dhe 10 –vjeç.

Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, të dëmtuar nga tërmeti i të martës, sipas ministres së Shëndetësisë, kishin kërkuar që t’i vizitonte kryeministri për të lehtësuar dhimbjen nga trauma që përjetuan edhe pse ende nuk e dinë se kanë humbur njerëzit e tyre të afërt.

10 vjeçari Alesio Cakoni ka humbur babanë dhe motrën ndërsa sipas dajës së tij ai gjatë momentit të tërmetit është hedhur nga kati i pesët I pallatit dhe që fatmirtësisht është gjallë.

Ndërsa Aurel Lala ka humbur motrën nga tërmeti, nëna është lënduar lehtë, ndërsa babai ishte emigrant në Greqi dhe u kthye sapo mori vesh lajmin.

Dy histori prekëse që kanë tronditur edhe kryeministrin, I cili u përlot në momentin që doli nga spitali.

Gjatë vizitës njëri prej fëmijëve I bëri kryeministrit dhuratë një çokollatë.

Loading...