Flet i mbijetuari i tërmetit Klajdi Qato: “Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat”

24-vjeçari Klajdi Qato një nga të mbijetuarit e tërmetit ka rrëfyer për “Open” momentet e ferrit pas tërmetit tragjik, ku 51 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

“Në momentin që rashe isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe me shpëtuan , erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty.

Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat.

Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdesje”, tha Klajdi.

Loading...