Kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako reagon për ngatërresën: “Deklarata ime është keqkuptuar nga media”

Kryebashkiakja e Durresit Valbona Sako reagoi ne lidhje me menyren si eshte percjelle ne media deklarata e saj lidhur me numrin e viktimave nga termeti.

Deklarata e Sakos:
Qoftë edhe humbja e një jete është tragjedi për një komb. Dhimbje për 51 jetët e humbura, dhe e lumtur për shpëtimin e qindra mijërave të tjerëve.

Jam shume e keqardhur që siç ka dy anë që po punojnë dhe një anë që përpiqet të abuzoje me situatën, ashtu edhe sot kam parë që ka deklarata të miat të cilat janë keqkuptuar nga njerëz dhe media të caktuara.

Në vend që të kontribuojnë për ndihma për familjet në nevojë dhe për më shumë humanizëm, për fat të keq ka nga ata që i përdorin minutat dhe statuset e tyre për të shkëputur fjalë nga konteksti dhe për t’i shtrembëruar ato.

Në këto katër ditë të kësaj fatkeqësie, jemi munduar bashkë me miqtë tanë të shumtë që na janë gjendur, të bëjmë çmos gjatë operacionit të kërkim shpëtimit, dhe tashmë për verifikimin e banesave të dëmtuara dhe nisjen e rindërtimit.
Është koha të jemi të gjithë bashkë për të kapërcyer këto momente. Durrësi di gjithnjë të ngrihet edhe në momentet më të vështira.

Loading...