Sikur kjo të mos mjaftonte, me qindra persona kanë mbetur të pla gosur dhe shumë e shumë të tjerë s’kanë më një çati mbi kokë.
Solidarizimi i shprehur në këto ditë të dh imbshme nga shqiptarë, e të huaj, ka qenë i paimagjinueshëm, madje mund të themi se kjo ishte e vetmja e mirë në mes të kësaj tragjedie.
Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” që prej orëve të para të mëngjesit të së martës së zezë, e deri në këto çaste aktuale ka qëndruar në gatishmëri të të pre kurve nga tër meti apoka liptik.
Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari pasditen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” në “Top Channel”, prej ku deklaroi se deri më tani janë mbledhur nga Fondacioni që ai përfaqëson rreth 1.7 milion dollarë.
Hajdari theksoi se “Fundjavë Ndryshe” do restaurojë 500 shtëpitë e para: “Do të ndajmë zonat ku do të operojmë, do të bashkëpunojmë me firmat e ndërtimit dhe do t’i mbikëqyrim nga fillimi deri në fund”.
Kujtojmë se “Fundjavë Ndryshe” brenda katër viteve ka arritur të realizojë me sukses ndërtimin e 350 shtëpive. Vlen të theksohet gjithashtu fakti se ka restauruar mbi 1500 shtëpi të tjera.
Pra, përvoja dhe profesionalizmi i treguar ndër vite nga Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” dëshmon se restaurimi i 500 shtëpive të para të pr ekura nga tër meti do mundësohet dhe rezultati do jetë i prekshëm shumë shpejt. /TIRANA TODAY