Mjaftoi një lëkundje prej 4.5 të shkallës Rihter që ti rikthente edhe një herë ankthin qytetit të Durrësit dhe Tiranës, qytetarët e të cilëve dolën sërish në rrugë.
Lidhur me situatën, ka sqaruar edhe një herë sizmiologu Rrapo Ormeni.
“Mbrëmë pasi një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, dhe pash shumë njerëz dolën jashtë.
Kam theksuar se këto pasgoditje janë normalitet pasi tërmetit me magnitudë 6.3 rihter.
Do të vazhdojnë goditjet, duhet të mësohemi më këtë. Janë goditje që nuk kanë efekte në ndërtesa, Por mund të ketë ndikimi në ndërtesa që janë abandonuar dhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Aq më tepër Tiranë, që është larg epiqendrës. Ndaj është mirë që ka çlirime të tilla me këto magnituda. Goditjet e sotme kanë qenë me magnitudë normale. Njerëzit duhet të mësohen me këto pasgoditje.
Ndaj në këtë rast nuk duhet të jetë panikosja”, – ka deklaruar sizmilogu Rrapo Ormeni për News 24.
Sizmilogët vazhdojnë të ripërsërisin faktin se pas-lëkundjet janë normale ndaj bëjmë mirë të ruajmë qetësinë sidomos për fëmijët dhe të moshuarit që janë dhe më të panikuarit nga situata.