Kreu i qeverisë tha se këta ndërtues duhet të fillojnë të rindërtojnë të gjitha pallatet që nuk i rezistuan tërmetit dhe pësuan dëme që i kthyen godinat në rrezik për banorët.
Për të pasgur garanci se të gjithë rregullimet do të bëhen me cilësinë e duhur, Rama tha se ky proces do të monitorohet nga shteti, me supervizorë të veçantë për të gjitha godinat e dëmtuara që do të rindërtohen nga pronarët. Rama tha se do të jetë detyrë e prokurorisë të ndjek penalisht ndërtuesit që i kanë bërë strukturat në mënyrë abuzive.
”Sot ka mënyra të ndryshme, është puna e juaj. Ne do t’ju japim standardin, do ju vëmë supervizorin në kokë, se s’kemi besim.
Pastaj prokurori ka punën e saj. Ne s’do ta lëmë pa bërë këtë punë, por i bie që të marrim lekët e taksave dhe nuk shkon kjo punë.
Mos kurseni, mos kujtoni se mund të ikni dhe s’do jepni llogari nesër. Ia keni detyrim këtyre njerëzve dhe familjes suaj”, tha Rama.