Rikthehet ‘Xhisiela’! Gjykata e Krujes jep vendimin e papritur per Rrahman Rrajen

Gjykata e Krujës ka pranuar gjykim të shkurtuar për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Fillimisht organi i drejtësisë kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për djalin e deputetit.

Ndërkohë për seancën e radhës është caktuar data 4 dhjetor.

Rexhep Rraja akuzohet për dhunë ndaj shtetases Xhisiela Maloku.

Kjo e fundit ndërkohë, në të gjitha daljet televizive ka hedhur poshtë akuzat ndaj djalit të deputetit socialist.

Kujtojmë këtu se rasti Xhisiela, u denoncua nga ish-oficeri i policisë, Emiljano Nuhu, i cili është larguar nga Shqipëria.

Loading...