Pamje mahnitëse kanë ardhur sot nga ferma e drerëve që ndodhet në Kunovik të komunës së Vushtrrisë.
Sot Kosova është përfshirë nga reshjet e borës, ku në disa qytete tashmë edhe është zbardhur toka.
Vushtrri, Podujevë, Prizren, Suharekë, Gjakovë, Rahovec, janë vetëm disa nga vendet që janë mbuluar nga bora.
E nga Vushtrria janë publikuar edhe disa pamje shumë të bukura, derisa në video shihet një tufë e drerëve.
Video është e xhiruar në fshatin Kunovik të Vushtrisë, në një fermë ku mbajnë drerë.
https://www.facebook.com/MeteoBallkan/videos/689688008229384/?t=0
Loading...