Paloka: “Opozita është në shërbim të qytetarëve dhe pranë tyre.Qeveria të lërë fjalët dhe të kalojë në veprime konkrete”

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i kërkon qeverisë të kalojë në veprime konkrete pasi qytetarët kanë nevojë urgjente për zgjidhje.

Duke iu përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama që ftoi kreun e PD-së për të bashkëpunuar për situatën, Paloka thotë se nuk është koha për foto të përbashkët dhe i përsërit një prej pikave të planit të opozitës që 150 mln dollarë t’i kalojnë qytetarëve që kanë nevojë për strehim.

“Nuk është koha për foto të përbashkët të politikanëve, por që politika dhe politikanët të jetë pranë qytetarëve! Opozita është në shërbim të qytetarëve dhe pranë tyre.

Qeveria ka një detyrim: Të lërë fjalët dhe të kalojë në veprime konkrete. Qytetarët kanë nevojë urgjente për zgjidhje. 150 milionë dollarë të ndara këtë vit për 10 oligarkët duhet t’i kalojnë menjëherë nevojës që kanë qytetarët për strehim! Koha nuk pret!”, shkruan Paloka.

Loading...