Duke marrë shkas nga situata e krijuar në vend, pas momenteve të vështira që po kalon vendi pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama ka një mesazh për liderin e PD-së Lulzim Basha.
Përmes një postimi në ‘Twitter’ Rama i ‘sugjeroi’ kryedemokratit që ky i fundit mos të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar që t’i përdorë ata sipas tij për politikë.
“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll🙏”, shkruan Rama.