Rrëfimi i Klajdi Qatos: “Ja si arrita të merrja frymë nën rrënoja”

Ditën e tërmetit, me 26 nëntor 2019, Top Story udhëtoj për në vendet më të prekura nga ky tërmet, ndër to është dhe zona e Kavajës. 

Shkëmbi i Kavajës, hoteli 8-katësh Vila Palma është rrafshuar nga themelet. Grupet e emergjencave kanë nxjerrë nga rrënojat të vdekur 85-vjeçarin Sadik Qato, babain e pronarit të hotelit.

Aty, janë qindra qytetarë që ndjekin operacionin e kërkim shpëtimit.

Nga brenda rrënojave, dikush jepte sinjale jete. Klajdi Qato, djali 25 vjeçar i pronarit kishte thirrur për ndihmë. Ishte moment gëzimi dhe shprese.

Pas 21 orësh, Klajdi Qato arrin të dalë i gjallë nga rrënojat, me një plagë fare të vogël në kokë. Në një intervistë ekskluzive për Top Story, Klajdi rrëfen 21 orë të ferrit, mes rrënojave, errësirës dhe mungesës së oksigjenit.

“Në moment që rashë kuptova që isha mirë, pata një shpresë në vetën time se do ia dal. Në moment të parë që rashë vazhdova heqjen e inerteve afër vetes, të hapej sa më shumë pjesa ajrit dhe çdo gjë shkoi mirë”, tregon për Top Story Klajdi Qato

Për orë e orë me radhë, zjarrfikësit shqiptarë gërmuan mes inerteve. Gjithçka bëhej me ritme të ngadalta për të shmangur shembjen e mëtejshme të platformave që mund të rrezikonin seriozisht jetën e të riut.

“Më pas ata arritën deri diku, që të afroheshin afër meje, më pas erdhi ekipi grek që ishin të mrekullueshëm. Nuk e besoja kurrë se mund dilja pa ata nga aty”, rrëfen Klajdi Qato

Kontakti fizik me të ishte një moment mjaft i rëndësishëm. Por, duheshin ende orë për të mundësuar nxjerrjen e tij të sigurt. Gjendja psikologjike e Klajdit vetëm sa rëndohej me kohën.

“Gjatë gjithë kohës që qëndroja deri te hapja e tunelit tek unë, isha në komunikim të vazhdueshëm me doktorin dhe njerëzit jashtë”, – rrëfen Klajdi

Loading...